Klopp ose Zidane pasues i Alonso-s te Real Madridi

10:52 | 9 Dhjetor 2025
E.G

Jurgen Klopp është rikthyer fuqishëm si kandidat i mundshëm për stolin e Real Madridit.

Mbi 18 muaj pasi u largua nga Liverpool për t’u bërë drejtor global i futbollit në grupin Red Bull, trajneri gjerman raportohet se po shihet si opsioni kryesor për të zëvendësuar Xabi Alonson në Madrid.

Presioni po rritet ndaj Xabi Alonsos pas humbjes nga Celta Vigo.

Humbja befasuese e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” ndaj Celta Vigo-s të dielën ka ndezur alarmin në klub. Sipas “El Mundo”, marrëdhëniet mes Xabit dhe dhomës së zhveshjes janë të tensionuara, ndërsa trajneri po has vështirësi të transmetojë sistemin dhe idetë e tij tek ekipi.

Pas disfatës, drejtuesit e Real Madridit mbajtën një mbledhje urgjente, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit në Bernabeu. Në këtë takim krize u diskutuan dy emra kryesorë për të marrë drejtimin, të paktën përkohësisht. Jurgen Klopp, aktualisht drejtor te Red Bull dhe Zinedine Zidane, ish-trajner i suksesshëm i Realit me tre trofe të Ligës së Kampionëve në histori. Të dyte janë parë si opsione të menjëhershme nëse situata përkeqësohet.

Siç raportohet, nëse Real Madrid pëson humbje nga Manchester City-t në ndeshjen e Champions League të mërkurën mbrëma, shkarkimi i Xabi Alonsos do të jetë i pashmangshëm./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale