Liverpool, në fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve, do ta ketë përball gjigantët gjerman, Bayern Munich.
Gjëja e parë që shkoi në mendjen e të gjithëve, ishte mundësia e Jurgen Klopp për revanshin e finales së humbur me Dortmund, pikërisht nga bavarezët.
Megjithatë, përkundër formës së dobët të Bayern, trajneri gjerman nuk e sheh aspak si mundësi ideale këtë, dhe insiston se skuadra e tij nuk pati short të lehtë.
“Në fund të fundit, është një ndeshje futbolli, e cila i përket niveleve më të larta dhe ne duhet ta luajmë atë” ka thënë ai për faqen zyrtare të Liverpool.
“Pasi e kuptuam, nuk menduam “Faleminderit Zot që u shortuam me Bayernin” ishin fjalët e gjermanit.
“Është ndeshje e vështirë, por ashtu edhe duhet të jetë. Janë 16 skuadrat e fundit kështu që ka vetëm skuadra të forta dhe jam shumë i emocionuar për këtë” ka thënë tutje Klopp.
Klopp dhe skuadra e tij po vazhdojnë me formën e njëjtë të sezonit të kaluar, në të cilin ata prekën edhe finalen e Ligës së Kampionëve
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...