Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pohon se karriera e tij menaxheriale mund të përfundoj në ‘Anfield’ pavarësisht të qenurit vetëm 49-vjeçar.
Gjermani është emëruar trajner te Liverpooli në muajin tetor të vitit 2015 dhe siç duket ka vendosur për të vazhduar qëndrimin edhe për një kohë të gjatë në klub pas kontratës së re gjashtë vjeçare që nënshkroi verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk dua që pasi të përfundoj karriera ime menaxheriale unë të kem qenë trajneri i 10 skuadrave të ndryshme”, tha Klopp për gazetën gjermane ‘Sport1’.
“Nëse unë përmbushi kontratë time me Liverpoolin, atëherë ekziston një mundësi e madhe që sigurisht të fitoj diçka këtu. Do të jem në një situatë jo të rehatshme nëse nuk fitoj diçka këtu. Njerëzit presin të fitoj trofe”
Klopp në të kaluarën ka menaxhuar Mainz dhe Borussia Dortmundin./arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein