Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka thënë se dy sulmuesit Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në “Anfield”.
Dy lojtarët janë të lidhur me largimin gjatë afatit veror, Mane drejt Real Madrid, kurse PSG ka interesim për Salah, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku gjerman ka thënë se dy lojtarët janë të rinj dhe mund të mbesin të “Reds” për disa vite.

“Sadio Mane është mjaftueshëm i ri dhe Mo Salah është gjithashtu i ri për të qenë në grup për vitet e ardhshme”.
“Jam i lumtur me lojtarët që janë, por asnjëherë nuk kam menduar për të tjerët. Kur jam të një klub punoj me lojtarët që kam, nuk ëndërroj për të tjerët”.
“Nëse marrim ndonjë në të ardhmen do shohim, por do bëjmë më të mirën në situatën që jemi”, tha ai.
Liverpool mban pozitën e parë në Premierë Ligë dhe i duhen vetëm dy fitore që të shpallet kampion./arbresh.info.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova