Thiago Alcantarën po e ndjek fati i Eden Hazard në Real Madrid.
Ai nuk ka arritur të qëndrojë i shëndosh disa ndeshje me radhë me Redsat që prej transferimit gjatë verës nga Bayern Munich.
Thiago u lëndua në sfidën kundër Everton, ndeshje në të cilën Virgil Van Dijk këputi ligamentet dhe ka humbur pothuajse sezonin.
Sido që të jetë, Thiago vetëm kishte marrë goditje shumë të fortë në gju, por që nuk ka këputur asgjë dhe sipas Jurgen Klopp është rrugës për t’u rikthyer.
“Në fillim të gjithë menduan se për shkak se nuk ka këputur asgjë, mund të kthehet pas pak ditësh. Por goditja që ka marrë në gju ende nuk është në rregull. Nuk është diçka e madhe dhe ai stërvitet kohë pas kohe, por mendojmë se i duhet ende kohë”, tha Klopp.
“S’mund të them saktësisht kur do të jetë gati, por do të jetë edhe të paktën disa javë, kështu është situata”. /Gazeta Express/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...