Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij lidhur me turpërimin e Liverpool në Napoli.
Napoli i dha leksione skuadrës së Liverpool, duke e mposhtur 4:1 në ndeshjen e fazës së grupeve në Champions League.
Trajneri gjerman ka thënë se paraqitja e skuadrës së tij ishte një paraqitje horror.
“Ne patëm një takim me lojtarët. E rishikova ndeshjen disa herë dhe ishte një paraqitje horror, të jem i sinqertë. Djemtë e dinin, por kur panë përsëri i bëri ta kuptonin më qartë; ishte ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur jam këtu, dhe ne kemi luajtur disa ndeshje të këqija”, ka thënë Klopp
“Të gjithë e kujtojnë Aston Villa kur Liverpool u mposht 7-2 në 2020, dhe disa të tjera ku nuk ishim në ritëm, por ato kishin disa shkëndija. Në këtë ndeshje, asgjë. Ne duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo. Mendoj se tetë nga startuesit ishin poshtë nivelit të tyre dhe tre të tjerët nuk ishin në nivelin më të mirë. Normale”, shtoi tutje trajneri i Liverpool.
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...