Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mohuar thashethemet e një largimi të mundshëm të sulmuesi Roberto Firmino.
Firmino është lidhur së fundmi me një largim nga Liverpooli dhe Juventusi ka qenë klubi që është lidhur me transferimin e tij.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Klopp, i cili ka mohuar largimin e yllit brazilian nga Anfield.
“Bobby është vendimtar për ne, zemra dhe shpirti i këtij ekipi”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Gjithçka duket shumë mirë dhe unë jam absolutisht mirë me Firminon”.
“Për mua nuk ka dyshim për cilësinë e tij, kështu që po, ai është thelbësor për ne”, përfundoi trajneri i Reds.
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje