Liverpooli ka arritur të shkoj në finalen e Kupës FA, pasi në ndeshjen gjysmëfinale ka mposhtur Manchester Cityn.
Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku The Reds triumfuan me rezultat 3-2 duke kaluar në finale.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe finalen e madhe.
Gjermani ka thënë se pjesa e parë që zhvilluan ndaj Cityt, ka qenë më e mira që kur është ai në krye të The Reds.
“Mund të them që pjesa e parë e ndeshjes së sotme ka qenë pjesa e parë më e mirë që Liverpooli im ka luajtur, më pëlqyen të gjitha sekondat e atij 45 minutëshi të parë”, deklaroi Klopp.
“Sigurisht që pas golit të Grealis ndeshja u ndez dhe doli në pah gjithë cilësia që ka City e që për mua mbetet një skuadër fantastike”.
“Jemi shumë të lumtur, sepse e dimë se sa e vështirë është që të fitosh përballë tyre. Jemi në qiellin e shtatë, kemi mposhtur skuadrën më të fortë në botë dhe jam me të vërtetë krenar për djemtë e mi”, u shpreh Klopp.
Në finale Liverpooli pret fituesin e duelit Chelsea – Crystal Palace që zhvillohet nesër në Wembley.
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...