Jurgen Klopp e ka pranuar se ka ardhur koha që Liverpool të ndryshojë diçka.
Skuadra e Liverpool nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke ngecur në startin e Premier Leauge, por edhe u turpërua në ndeshjen hapëse të Champions League.
Trajneri i ‘Reds’, Klopp e ka pranuar se Liverpool duhet të bëjë diçka dhe të rigjejë veten.
“Duket pak a shumë sikur duhet të rigjejmë veten. Ka shumë gjëra që mungojnë, dhe gjëja interesante është që këtë duhet ta bëjmë mes sezonit të Premier League dhe Champions League”, ka thënë Klopp.
“Në tri ditë luajmë ndaj Wolves dhe nëse ata kanë parë ndeshjen sonte, ata me siguri s’mund të ndalen së qeshuri. Ata do të thonë se është moment perfekt. Do të thosha edhe unë ashtu. Por ne duhet të gjejmë një qasje për të qenë shumë më mirë”, ka shtuar ai.
Liverpool ka pësuar mbrëmë humbjen më të thellë (4:1 ndaj Napoli) në garat evropiane që nga viti 1966.
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti