Jurgen Klopp e ka analizuar shortin e Ligës së Kampionëve ku Reds do të përballen me Interin. Trajneri gjerman ka thënë se Interi meriton respekt, por beson në kualifikim.
“Më duhej të prisja 54 vjet për të luajtur në San Siro për herë të parë… dhe tani do të jetë dy herë në tre muaj, kështu që ky është një lajm i mirë. Sigurisht, është një short i vështirë, padyshim. Ata janë liderët e ligës në Itali; një ekip i mirë në një moment të mirë.
Do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri në shkurt. Alexis Sanchez e Dzekon i njoh mirë, por ata kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë, Lautaro Martinez. E kam pritur mirë shortin, besoj në skuadrën time dhe po e pres me padurim këtë ndeshje” ka thënë Klopp
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...