Quique Setien është bërë trajner i Barcelonës, pasi klubi vendosi t’i ndante rrugët me trajnerin e deritanishëm, Ernesto Valverde.
Pas prezantimit të tij, u bë e ditur se strategu i ri i katalunasve ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
Mirëpo, duke qenë se zgjedhjet presidenciale te Barca janë në vitin 2021, ishte befasi pse Setienit është dhënë një kontratë aq e gjatë.
Megjithatë, presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu, është kujdesur që në kontratë ta përfshijë një klauzolë, sipas të cilës presidenti i ri i klubit do të vendosë nëse do ta mbajë apo ta largojë 61-vjeçarin.
Kjo do të thotë se kandidatët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në kuadër të premtimeve të tyre mund ta përfshijnë edhe emrin e ndonjë trajneri të ri. /Telegrafi/
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz