Cristiano Ronaldo është lojtari favorit për Topin e Artë 2017, gjë të cilën nuk është vështirë për ta parë.
Superylli portugez dërgoi Real Madridin drejt La Ligas dhe Ligës së Kampionëve duke shënuar golin e tij të 600-të në karrierën e tij në fitoren ndaj Juventusit muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Rekordi i tij në Evropë ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm. Ronaldo shënoi 10 gola në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale te ‘Los Blancos’ gjatë triumfit të tyre të 12-të dhe të tretin brenda katër viteve.
Ai u bë lojtari i parë që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve dhe përfundoi para Lionel Messit me 12 gola.
Thjeshtë, është e pamundur për t’iu shmangur rekordit të tij me gola kur është fjala për të.
Por, një aspekt që është neglizhuar ose kaluar pa u vërejtur gjatë gjithë ndeshjes, është aftësia e tij e rrallë për të krijuar shanse.
Një video e publikuar në YouTube ua largon atë mit. Këtu mund të shihini një numër të madh shansesh të krijuar nga Cristiano Ronaldo./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=oBs0w1eLwkE
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues