Jose Mourinho ka zbuluar se sa do të mund të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit.
Manchester United besohet se do të bëjnë disa transferime në janar, për të vazhduar ‘luftën’ me Manchester City, për titullin e kampionit në Premierligë.
Sipas The Sun, ‘Djajtë e kuq’ do të shesin dy mbrojtësit, Matteo Darmian dhe Luke Shaw, transmeton arbresh.info.
Darmian në këtë sezon ka startuar në vetëm dy ndeshje, ndërsa Luke Shaw është paraqitur vetëm në kupën e ligës.
Mourinho dhe drejtori ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward, kanë mbajtur një takim javën e kaluar dhe besohet se shumë që United do të shpenzojë në janar do të jetë 80 milionë euro.
Gjigantët anglez dëshirojnë të përforohen në krahun e majt të mbrojtjes, një mesfushor ofanziv dhe një mesfushor anësor.
United dështoi të transferojë kroatin e Interit, Ivan Perisic në fillim të sezonit, pasi që Luciano Spalleti e kishte bindur të vazhdojë me Interin. /arbresh.info/
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...