Gjilani triumfoi bindshëm me rezultat 4:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 30-të të Vala Superligës.
Drenica nuk ishte e denjë ndaj Gjilanit shumë të disponuar. Sulmuesi Betim Haxhimusa ishte në formën më të lartë të mundshëm, duke i shënuar katër gola Drenicës.
Ai ka qenë shkatërrues për Drenicën, duke i sjellë tri pikë të mëdha skuadrës së tij. Haxhimusa shënoi në minutën e 55-të, 57’, 59’ e 61’, kurse Kreshnik Lushtaku (80’) realizoi për Drenicën.
Gjilani ngjitet në vend të pestë me 44 pikë, duke lënë pas me aq pikë Besën e Pejës, kurse Drenica renditet në pozitën e shtatë me 37 sosh.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...