Mbrëmë në stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë u zhvillua sfida mes Vllaznisë dhe Apolonise e vlefshme për kampionatin e femrave, e cila shërbeu edhe si test për impiantin modern, në prag të sfidës ndaj Francës.
Golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, e shënoi futbollistja e Vllaznisë, Arbiona Bajraktari në minutën e 78-të. Kujtojmë që Bajraktari është pjesë edhe e ekipit Kombëtar të femrave.
Skuadra shkodrane nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 80-të dyfishoi rezultatin me anë të Esi Lufos! Pas një goditje fantastike të Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...