Google ADS

Kjo është paga që pritet ta marrë Alexander-Arnoldin tek Real Madrid

22:04 | 5 Maj 2025
D.H

Trent Alexander-Arnold pritet që të marrë një pagë tejet të madhe tek Real Madridi, teksa detaje të reja janë zbuluar pas konfirmimit të tij se do të largohet nga Liverpooli.

Pas një serie raportimesh, të hënën Alexander-Arnold konfirmoi se nuk do ta rinovojë kontratën e tij në ‘Anfield’ dhe do të largohet falas pas 20 viteve në klubin e tij të fëmijërisë.

Sipas Fabrizio Romanos, Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’.

Sacha Tavolieri i Sky Sport ka raportuar se atij do t’i ipet gjithashtu një rritje masive e pagës në krahasim me atë që përfiton nga Liverpooli.

Reprezntuesi anglez pritet të fitojë 15 milionë euro në vit duke përfshirë bonuset varësisht nga performancat e tij si dhe një bonus nënshkrimi.

Kontrata e Alexander-Arnold me Liverpoolin skadon më 1 korrik, por The Sun ka raportuar se ai mund t’i bashkohet Real Madridit më herët në Kupën e Botës për Klube, e cila do të nis në qershor.

Për ta bërë realitet këtë, Alexander-Arnold duhet të heqë dorë nga paga e muajit të fundit tek Liverpooli si dhe Real Madridi të paguajë një shumë të vogël parash si kompensim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm