Eden Hazard mund të bëhet shumë lehtë transferimi i dytë i Zinedine Zidanes te Real Madrid.
Real Madrid kanë përgatitur ofertën e parë për Eden Hazard, të cilën do t’ia ofrojnë skuadrës nga ‘Stamford Bridge’, Chelsea.
‘The Sun’ shkruan se përfaqësues të skuadrës së bardhë kanë qëndruar në Londër, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme që dërgon belgun në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.
‘Los Blancos’ synojnë të bëjnë Eden Hazardin nënshkrimin e dytë për Zinedine Zidanen, pas zyrtarizimit të mbrojtësit të Portos, Eder Militao.
Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe deri më tani ka hedhur poshtë dy oferta për rinovimin e kontratës, në pritje të Real Madridit, admirimin për të cilën skuadër nuk e ka fshehur asnjëherë.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...