Kjo është ndeshja e parë në Kampionatin Botëror, një ceremoni e jashtëzakonshme para saj

11:00 | 15 Nëntor 2022
K.B

Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri tek fillimi i Kampionatit Botëror, ku  do të zhvillohet deri me 18 dhjetor.

Ndeshja e parë e Kupës së Botës e zhvillohet mes organizatorit, Katari që do të përballet me Ekuadorin.

Ky takim zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00 dhe para tij pritet të jetë një ceremoni e jashtëzakonshme e përgatitur.

Ky është një nga kampionatet më të bukura dhe më të ndjekura në mbarë botën.

FIFA gjithashtu ka vendosur një çmim për fituesin e Kupës së Botës Katar 2022, e cila do të jetë më e larta ndonjëherë.

Institucioni më i lartë i futbollit ka vendosur që fituesi të marrë 40 milionë euro.

Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale