Me ardhjen e Gennaro Gattusos, situata e Hysajt ka ndryshuar plotësisht.
Ashtu si e gjithë skuadra është rikthyer që të ketë harmoni brenda dhe jashtë fushe, edhe kapiteni i Kombëtares po e gjen veten nën drejtimin e ish-mesfushorit të kombëtares italiane, shkruan “Panorama Sport”.
Me Gattuson në krye, Hysaj gjeti edhe golin e parë në Serinë A. Jo vetëm kaq, por ia doli që të triumfojë në Kupën e Italisë, përballë Juventusit nga pika e bardhë e 11-metërshave.
Së fundmi, “Il Matino” bën me dije se për Hysajn po diskutohen detajet e fundit dhe mbrojtësi kuqezi pritet që të rinovojë kontratën me napolitanët, e cila i përfundon në qershor 2021.
Për Hysajn, me kontratën aktuale ka një klauzolë në fuqi edhe për largimin e tij, teksa vlera e dëmshpërblimit është caktuar 50 milionë euro.
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...