Tifozët e Napolit kanë filluar të mobilizohen para ndeshjes ndaj Fiorentinës.
Fitorja ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, duket se ka rikthyer entuziazmin te tifozët napolitanë, që tani më shumë se kurrë ndjejnë se janë më afër titullit.
Pritja që iu bë skuadrës së Sarrit, pas kthimit nga Torino ishte madhështore, ndërsa festa në Napoli vështirë se do të përsëritet edhe njëherë në rast se të kaltrit fitojnë titullin.
Gjithsesi, pavarësisht se kanë mbetur 4 ndeshje deri në fund dhe Juventusi ka një javë më shumë, tifozët e Napolit besojnë dhe kanë ndërmend të mbështesin skuadrën deri në javën e fundit.
Së fundi klubi i Fiorentinës njofton se janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion të tifozëve napolitanë, për sfidën e të dielës në orën 18:00, transmeton “SS”.
Plot 2400 bileta janë shitur në vetëm pak orë, ndërsa klubi violë ka premtuar se do të vërë të tjera bileta në dispozicion për tifozët e Napolit, që duket se do të ‘pushtojnë’ stadiumin e Firences të dielën.
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...