Atleti kenian, Eliud Kipchoge, u shndërrua në njeriun e parë në histori që përfundoi një maratonë në më pak se dy orë.
Ai mori elozhe nga yjet e sportit dhe politikanët kryesorë të vendit të tij.
Ikona gjermane e tenisit, Boris Becker shprehet i mahnitur nga rekordi i Kipchoge-s në Vjenë, që ishte 1h,59′,40”.
Kipchoge, mbajtësi i shumë rekordeve në maratonat botërore, është atleti i parë që përshkon distancën 42,195 kilometra, në më pak se dy orë.
Megjithatë, në Vjenë, rekordi i tij nuk njihet si rekord botëror nga IAAF.
“Ia dole, ke hyrë në histori dhe e ke bërë Kenian të ndihet krenare. Fitorja jote sot do të frymëzojë dhjetëra breza të ardhshëm, të ëndërrojnë dhe të pretendojnë për madhështi. Ne festojmë arritjet tuaja”, shkroi në Twitter presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta.
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...