Joshua Kimmich dëshiron të largohet nga Bayerni. Kapiteni i bavarezëve po mendon seriozisht të nisë një aventurë të re jashtë Bundesligës dhe sipas medieve spanjolle dëshira e tij është Barcelona.
Arsyet e lojtarit për t’u larguar nga Bayerni lidhen me problemet e shumta që klubi gjermani ka hasur së fundmi.
Nga kampionët e Gjermanisë u largua trajneri Nagelsmann dhe me ardhjen e Thomas Tuchel Bayerni u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Champions League.
I vetmi objektiv i mbetur është kampionati, me bavarezët që kryesojnë me një pikë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
Të njëjtat raportime bëjnë me dije se drejtuesit katalanas kanë nisur menjëherë nga puna për të bërë realitet transferimin e Kimmich në “Camp Now”.
Kontrata e Gjermanit me Bayernin përfundon në verën e vitit 2025 dhe aktualisht vlera e mesfushorit në treg përllogaritet rreth 80 milionë euro.
Joshua Kimmich është pjesë e Bayernit që prej vitit 2015, teksa më parë në Bundesligë ka qenë pjesë e Leipzigut.
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...