Kili ka fituar ndaj Kamerunit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Kombëtarja e Kilit ka arritur një fitore të vështirë, por të madhe ndaj Kamerunit në kuadër të Grupit B.
Ekipi kombëtar i Kilit dominoi gjithë ndeshjen, por golin e parë e gjeti vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, gol ky i cili u anulua nga gjyqtari me ndihmën e teknologjisë ashtu sikurse të ndeshja Portugali-Meksikë dhe pjesa e parë përfundoi 0-0.
Në pjesën e dytë, Kili rriti trysninë dhe dëshironte medoemos golin e epërsisë, por ky erdhi vetëm në minutën e 81, ku ishte Arturo Vidal i cili shënoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Alexis Sanchez.
Ndërsa, në minutat shtesë kilianët shënuan edhe një gol me anë të Eduardo Vargas, i cili nga afërsia vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-0.
Vlen të theksohet se pjesë e Grupit B janë edhe Gjermania dhe Australia, kombëtare këto që do të ndeshen mes vete nesër (e hënë).
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...