Ish-portieri i Real Madridit, Kiko Casilla, ka ndarë një kujtim të veçantë nga ditët e tij në “Los Blancos”, duke përshkruar një moment që tregon anën njerëzore të Cristiano Ronaldos, përveç madhështisë së tij si futbollist.
Në një intervistë të fundit, Casilla tregoi një histori të panjohur më parë, të ndodhur gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara, që la të gjithë të pranishmit të befasuar.
“Kur shkuam në Shtetet e Bashkuara për stërvitje parasezonale, ai bleu për të gjithë stafin, përfshirë fizioterapistët dhe rojet e sigurisë, iPhone-in më të fundit dhe Apple Watch”, tregon Casilla.
Sipas tij, ky gjest është një dëshmi e qartë e karakterit të Ronaldos dhe përkushtimit të tij ndaj njerëzve përreth.
“Ai është një fenomen, një supermen, i cili ndihmon edhe fëmijën e fundit që ka dalë nga akademia e të rinjve. Kërkoji çdo gjë dhe ai do ta japë”, shtoi ish-portieri./telegrafi
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër