Skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Kryeziu ka përmbushur kriteret bazë të kualifikimit në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh, disiplina në të cilat do të garojë në Milano Cortina.
Ndërkohë, Drin Kokaj ka siguruar kualifikimin për të përfaqësuar Kosovën në sllallom.
Në garë për kualifikim ishin edhe Lirika Deva, e cila plotësoi kriteret në sllallom dhe sllallom të madh, si dhe Vokshi në sllallom të madh.
Sipas rregullave, Kosova mund të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me nga një garues për secilën gjini. Në këtë rast, Kryeziu kishte më shumë disiplina në të cilat u kualifikua, ndërsa Kokaj ka pikë më të ulta kundrejt Vokshit, në disiplinën e sllallomit.
Kiana Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, ndërsa për Drin Kokajn, Milano Cortina 2026 do të jetë paraqitja e parë olimpike.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt 2026./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...