Mbrëmë është zhvilluar derbi ‘Della Madonnina’ në kuadër të Kupës së Italisë, ku skuadra e Interit doli fituese me rezultat të ngushtë, shkruan Periskopi,
Interi ishte skuadra që iu gëzua triumfit, edhe atë falë një super goli të Eriksen në minutën e 97-të, por megjithatë vëmendjen më të madhe në këtë ndeshje e mori sherri në mes Ibrahimoviç dhe Lukakut.
Të dy shkëmbyen ofendime ndaj njëri-tjetrit dhe u përplasën edhe fizikisht, teksa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur degradimin e situatës.
Faqja e njohur e futbollit “433” bën pyetjen: “Kush do e fitonte këtë ndeshje”, duke iu referuar Lukakut dhe Ibrahimoviçit.
Pasuan shumë përgjigje, por vëmendjen absolute e kishte marrë komenti i një profesionisti të fushës së luftimeve, Khabib Nurmagomedov.
Kampioni absolut i UFC257, kishte thënë se Ibra në fund do të dilte fitues, kjo edhe aftësive të suedezit në artet marciale./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...