Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka rinovuar kontratën e tij me klubin edhe për një vit tjetër duke nënshkruar një marrëveshje të re që do të mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2021.
Reprezentuesi i Costa Ricas nuk është duke u favorizuar më qysh pas arritjes së Thibaut Courtoisit dhe që nga emërimi i Santiago Solarit si kryetrajner, minutat e tij në fushë janë reduktuar edhe më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Programi televiziv ‘Jugones’ njoftoi fillimisht për këtë, por tani është konfirmuar gjithçka edhe nga ‘Marca’.
Navas ka nënshkruar kontratë të re disa javë më të parë dhe do të fitoj pesë milionë euro neto për sezon pas negociatave që ishin në zhvillim qysh pasi ‘Los Blancos’ ishin në turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë verës.
Kjo gjithashtu konfirmon se 32-vjeçari nuk do të shkojë askund në janar.
Edhe pse situata e tij në klub nuk është perfekte tani, Navas dhe familja e tij janë adaptuar shumë mirë te klubi dhe qyteti i Madridit./arbresh.info/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...