Napoli është pranë realizimit të një nga goditjeve më të bujshme të merkatos së verës.
Futbollisti belg Kevin de Bruyne është një hap larg transferimit tek kampioni i ri i Italisë, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa kontrata është përgatitur dhe miratuar.
Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, në varësi të performancës dhe qëndrueshmërisë fizike të lojtarit belg.
“Kontratat janë aprovuar, pritet vetëm firma e De Bruyne. Testet mjekësore janë hapi i radhës,” – ka deklaruar Fabrizio Romano në profilin e tij në platformën X (ish-Twitter).
?? Kevin De Bruyne, on the verge of completing his move to Napoli!
Contracts have been approved and just waiting for KDB to sign a two year deal with option for further season.
Medical tests to follow as next step… here we go, coming soon. pic.twitter.com/H1QxGHlO0v
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 10, 2025
De Bruyne ka kaluar një dekadë të lavdishme te Manchester City, ku fitoi gjithçka. Gjithashtu me këtë klub ai fitoi tripletën në vitin 2023./Arbresh.info
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...