Këto janë sukseset që Aziz Salihu ia solli Kosovës

09:55 | 27 Korrik 2016
M. A.

Legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihi, që dy muaj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në mungesë të trajtimi të duhur në Kosovë është detyruar të dal jashtë vendit për shërim, shkruan arbresh.info

Suksesi i Boksierit të njohur kishte bërë krenar çdo shqiptar kudo në botë me medaljet dhe troftë që ai i solli në vendlindje.

Këto janë titujt që boksieri i ka fituar:

  • 1970 – Kampion i Jugosllavisë për junior
  • 1971 – Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
  • 1972 – 1990 – Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
  • 1980 – Fitues i turneut të Beogradit
  • 1980 – Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
  • 1981 – Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
  • 1981 – Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
  • 1982 – Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
  • 1983 – Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
  • 1984 – Fitues i dorezës së artë në Beograd
  • 1984 – Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
  • 1984 – Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronzt),
  • 1985 – I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
  • 1985 – Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
  • 1987 – I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronzt)
  • 1987 – Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
  • 1988 – Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
  • 1988 – Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-s

13866520_1021752257932713_211981901_n 13874985_1021751771266095_954160496_n

Salihu, me vite të tëra i kishte dhënë shumë vendit të tij, por, tani çfarë po bëjnë institucionet për të, në këto ditë kur ai ka nevojë më së shumti për përkrahje.

Nipi i tij, Sami Salihu përmes një postimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer nga institucionet e vendit./Arbesh.info

Ky është reagimi prekës i  Sami Salihut

Pak fjalë për njeriun me shumë vepra:

Dua ti shkruajë disa fjalë për njeriun që e njohën dhe u mburrën të gjithë në fitoret dhe sukseset e tij, e po të njëjtin të cilin e harruan dhe e braktisën në përballje me sëmundjen e tij dhe në luftën e tij me jetën.

Aziz Salihu

  • 1970 – Kampion i Jugosllavisë për junior
  • 1971 – Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
  • 1972 – 1990 – Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
  • 1980 – Fitues i turneut të Beogradit
  • 1980 – Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
  • 1981 – Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
  • 1981 – Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
  • 1982 – Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
  • 1983 – Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
  • 1984 – Fitues i dorezës së artë në Beograd
  • 1984 – Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
  • 1984 – Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronzt),
  • 1985 – I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
  • 1985 – Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
  • 1987 – I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronzt)
  • 1987 – Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
  • 1988 – Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
  • 1988 – Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-s

A e harruat ??? Nuk ju kujtohet ?? Është ky njeriu qe nga viti 1970 ngjalli emocionet më të zjarrta në shpirtrat e çdo Shqiptari , dhe na bëri të krenohemi çdo herë me faktin që ne jemi Shqiptar .

Është po i njëjti njeri që sot lufton me jetën dhe është i vetëm , me forcat e tij të pamjaftueshme dhe ndihmën e të madhit Zot . Ndihem aq i zhgënjyer për të gjitha fjalët e mira që i dëgjoja nga Axhi Aziz për ata që sot udhëheqin vendin tim .

Pse të kanë lënë vet ? Pse nuk po të ndihmojnë ? Pse vazhdon të më flasësh mirë për ta ??? Druhem se nga mllefi Im do flasë diçka çka nuk thuhet apo do bëj diçka që nuk bëhet , mirëpo më dhemb shpirti teksa e shoh njeriun më të madh të Shqiptarisë në botën e sportit , duke luftuar me jetë dhe duke qenë pa përkrahje . Druhem se çdo vlerë me kohë do shuhet ….qoftë njerëzore apo shpirtërore .

Druhem se nesër do të shohë edhe shumë të tjerë në po të njëjtën pozitë dhe durimi im do të shuhet . Unë nuk po ju bëj askujt thirrje për ndihmë , por ju bëj thirrje për ndërgjegje …

Unë nuk dua të vë askënd në pozitë të keqe ,edhe pse ne sot jemi në pozitë të papërballueshme . Ajo çka unë dua është ‘’Ta kujtoni sot atë qe ju kujtoj gjithmonë dhe që ju bëri të mburreni për atë çka ju jeni ‘’ .

Me respektin më të madh për qytetarët dhe më zhgënjimin e papërshkrueshëm ndaj Qeverisë, unë Nipi I Aziz Salihut, Sami Salihu

Shpërndaje në rrjete sociale