Polonia, Wales, Greqia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Islanda janë skuadrat që kanë arritur finalet e Play-Offit për kualifikim në Kampionat Evropian.
Polonia mposhti Estoninë me rezultat 5-1, ndërsa Wales triumfoi ndaj Finlandës 4-1.
Këto dy skuadra do të luajnë kundër njëra tjetrës për të kërkuar biletën për ‘Gjermania 2024’.
Gjeorgjia fitoi ndaj Luksemburgut 2-0, ndërsa Greqia ‘shkeli’ Kazakistanit me rezultat 5-0.
Teksa Gjeorgjia me Greqinë do të luajnë kundër njëra tjetrës për një vend në kampionat evropian.
Fitore shënoi edhe Islanda me rezultat 4-1 ku në finale do të presë Ukrainën që triumfoi me vështirësi ndaj Bosnjës 2-1.
Finalet do të luhen me datë 26 mars kur edhe do të kompletohen edhe tri kombëtaret e fundit për Euro2024./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim