Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë punë të lehtë në kualifikimet për EURO 2020, pasi do të përballet me kombëtare që kanë shumë përvojë.
Përfaqësuesja jonë do të përballet në Grupin A me Anglinë, Republikë e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Ndeshja e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do ta pret Bullgarinë më 25 mars 2019, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë më 7 qershor të po këtij vitit ndaj fqinjit tonë, Malit të Zi.
Ndeshja e tretë do të jetë ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator të vitit 2019, ndërsa ndeshja e katërt është ajo ndaj Anglisë, më 10 shtator.
Pas këtyre ndeshjeve, fillojnë edhe ndeshjet kthyese, e që në ndeshjen e fundit të Grupit A, ‘Tre Luanët’ do të jenë në vendin tonë, e që do të zhvillohet më 17 nëntor të vitit 2019.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun