Barcelona është në kërkim të një sulmues, i cili do ta mundë ta zëvendësonte gradualisht Luis Suarezin në moshë.
Gjiganti katalonas është duke e vëzhguar një numër të madh lojtarësh në këtë pozitë, por disa prej tyre i përshtatën shumë mirë skuadrës, transmeton Gazeta Express.
Sipas Olocip, kompanisë e cila udhëhiqet nga ish-mesfushori i Real Madridit, Esteban Granero, Lautaro Martinez, Timo Werner, Alassane Plea, Doney Malen dhe Gabriel Jesus janë pesë sulmuesit nën vëzhgimin e Barcelonës.
Sulmuesi i Interit Martinez vlerësohet me çmim 80 milionë euro në treg, ndërsa ylli i RB Leipzig Werner 23 milionë euro.
Olocip parashikon se Lautaro mund t’i shënojë 0.677 gola për ndeshje për Barcelonën sezonin e ardhshëm, ndërsa Werner 0.652 gola për ndeshje.
Edhe pse të pestë futbollistët e lartcekur janë të shkëlqyer, asnjëri prej tyre nuk parashihet ta kalojë përqindjen e golave prej 0.677 të Suarezit nga sezoni 2020/21.
Nga rritja e shtesave për nënat tek heqja e masave të BE-së,...
“Prejardhja etnike, virgjiniteti, aprovimi nga familja”, çka...
Roberto Carlos i shtrirë në spital, kjo është gjendja e tij
Viti i Ri 2026 arrin në Zelandë të Re, pritet me spektakël f...
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...