Vlera e futbollistëve padyshim se po pëson rritje vazhdimisht.Madje, çmimet e disa nga qendërmbrojtësve, ka kaluar 100-milionëshin.
Agjencia e njohur e futbollit, “CIES Football” që merret me vlerat në treg të lojtarëve, së fundi ka bërë një listë interesante të qendërmbrojtësve.
Ajo ka llogaritur ata dhjetë më të shtrenjtit.
Siç edhe mund të shihni në tabelën e mëposhtme, respektivisht në vendin e parë gjendet anëtari i Manchester Cityt, Ruben Dias.
Portugezi vlerësohet se kushton afro 126.8 milionë euro. Pas tij vjen holandezi i Juventusit, Matthijs De Ligt. “Tulipani, sipas “CIES” kushton 104.1 milionë euro. Top 3shen e përmbyll mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, vlera e të cilit thuhet të jetë afro 83 milionë euro./Arbresh.info/

Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës