Cristiano Ronaldo e ka shijuar triumfin e ish-klubit të vet, Real Madridit, kundër rivalit të përbetuar, Barcelonës, në El Clasicon e së shtunës në La Liga.
Reali e mundi 3:1 Barcelonën falë golave nga Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
Valverde e kaloi Realin në epërsi pas një pasimi të mrekullueshëm nga Karim Benzema qysh në fillim të ndeshjes.
Ansu Fati e barazoi rezultatin vetëm pak çaste më vonë, i ndihmuar nga Jordi Alba, duke u bërë golashënuesi më i ri në moshë në histori të El Clasicos.
Ramos e ktheu epërsinë duke shënuar nga penalltia para se Luka Modric ta vuloste fitore e madrilenëve në sekondat e fundit.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo reagoi në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Pooooo”.
Portugezi e shikoi El Clasicon nga karantina, ku ndodhet i ngujuar në pritje testit negativ për koronavirus.
Pasi doli përsëri pozitiv në testin për Covid-19 këtë javë, Ronaldo do të mungojë për Juventusin kundër Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër