Drita ka bërë një hap të madh drejt titullit në Superligën e Kosovës, pas fitores 1:0 kundër Drenicës.
Me një gol të Xhevdet Shabanit, skuadra e Ardian Nuhiut ka marrë pikët e nevojshme, për të vazhduar betejën për titull.
Skuadra nga Gjilani pas 32 ndeshjeve numëron 68 pikë, katër më shumë se Gjilani, dhe pesë më shumë se Ballkani.
Drita mund të shpallet kampione që ditën e mërkurë, nëse Gjilani dhe Ballkani luajnë barazim në përballjen direkte mes tyre.
Në një rast tjetër, kampioni do të përcaktohet në xhiron e fundit, kur Ballkani pret Gjilanin.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...