Jordan Henderson së bashku me trajnerin Jurgen Klopp është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme gjysmëfinale ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
“Është një moment i madh, por shpresojmë se ky është fillimi i diçkaje të veçantë për këtë skuadër. Trajneri ka bërë punë të shkëlqyer që kur ka ardhur në klub”, ka deklaruar Henderson.
“Është një provë e madhe për ne kundër një skuadre si Roma, por nëse luajmë siç kemi bërë kundër Man City, atëherë mund të shpresojmë për kualifikim”.
“Në Anfield atmosfera është e pabesueshme, na jep një ngritje të madhe si ekip, dhe kjo na ndihmon me të vërtetë në raste të mëdha si këto. Jam i sigurt se edhe nesër do të jetë atmosferë e mrekullueshme, por ne duhet jemi të mirë po ashtu edhe në fushë”.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...