Julian Alvarez është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe po shkëlqen edhe këtë sezon me Manchester Cityn.
Sulmuesi argjentinas këtë vit ka pasur më shumë hapësira nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe besimin e ka shpërblyer me gola dhe asistime.
23-vjeçari në 26 ndeshje zyrtare, ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë në të gjitha garat.
Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat që e duan atë, por duket se Alvarez nuk e ka ndërmend të largohet nga City.
Reprezentuesi argjentinas ka thënë se është i lumtur te City dhe nuk e mendon largimin nga kampioni aktual i Botës.
“E vërteta është se jam shumë i lumtur në Manchester City. Unë kam qenë në klub për pak më shumë se një vit. Ndihem shumë i lumtur me gjithçka që kemi arritur”.
“Tani qëllimi ynë është të konkurrojmë dhe të përpiqemi t’i fitojmë ata trofe sërish”, ka deklaruar Alvarez. /Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...