Në konferencën për shtyp të mbajtur sot para ndeshjes Prishtina – Norrkoping, organizatori i takimit, Kushtrim Demiri ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe tifozët që të na mbështesin nesër dhe ta shënojmë fitoren e parë dhe historike në ndeshjet ndërkombëtare”, tha ai.
Ndërkaq Ahmet Kurtolli përfaqësues i klubit futbollistik Prishtina, ka ftuar qytetarët të vinë dhe ta përkrahin Prishtinën, sepse siç tha ai asgjë nuk ka mbaruar.
Prishtina garon për herë të parë në Ligën Evropiane. Takimin e parë e ka zhvilluar në Suedi, ku e ka humbur me rezultat të thellë 5-0. Takimi kthyes zhvillohet nesër në Stadiumin “Adem Jashari”.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026