Ish-futbollisti irlandez, Roy Keane, e ka kritikuar menaxherin Erik ten Hag për sjelljen ndaj Cristiano Ronaldos.
Sipas tij, është e pamundur që klubi të përparojë derisa Ronaldo të mbetet në Old Trafford, shkruan Goal.
“Unë mendoj se Manchester United thjesht po tregon mungesë respekti ndaj Ronaldos”, tha Roy Keane pas poshtërimit të së dielës në derbin 6-3 kundër Cityt.
“Mendoj se ai duhej të ishte lënë i lirë para përfundimit të afatit kalimtar. Mendoj se trajneri po e bllokon atë”.
“Mirë, ju thoni se keni nevojë për opsione, por nuk e mbani përsipër Ronaldon për t’u ulur në stol. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë