Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur të shtyjë dhe të ndryshojë formatin e disa garave për shkak të situatës aktuale me COVID-19 në të gjithë Evropën, në mënyrë që të lehtësojë rreziqet dhe njëherësh t’i japë UEFA-s, klubeve dhe federatave kombëtare më shumë kohë për t’u përshtatur me situatën dhe të përgatiten plotësisht ndeshjet, udhëtimet si dhe zbatimi i Protokollit të UEFA-s për “Kthimin në Lojë”.
Kësisoj, rrethi elitë i kualifikimeve për Kampionatin evropian të grupmoshës 19-vjeç i paraparë të zhvillohej në tetor është shtyrë për në nëntor.
Ndërkohë, gara e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave ku Kosovën e përfaqëson KFF Mitrovica, ka pësuar ndryshim.
Kësisoj, mini-turnet e rrethit të parë do të zëvendësohen me dy rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku pjesëmarrëse në rrethin e parë do të jenë 40 ekipe më 3 e 4 nëntor dhe 20 ekipet e kualifikuara në rrethin e dytë, më 18 e 19 nëntor.
Ndryshim ka pësuar edhe formati i Ligës së Kampionëve në futsall, ku rrethi paraeliminiator, rrethi kualifikues dhe rrethi elitë që më parë ishin planifikuar në formë të mini-turneve, tani do të zëvendësohen me rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku ndeshjet e rrethit të parë do të luhen në nëntor. Kosovën në këtë garë e përfaqëson FC Prishtina./arbresh.info.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...