Ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka bërë të ditur se FIBA dhe FBK do të marrin vendimin për rikthimin e Klubit Basketbolistik PEJA dhe atë direkt në Superligë.
“ Largimi i KB PEJA nga Superliga vitin e kaluar ka qenë humbje e madhe për të gjithë dhe mu për këtë arsye ky rikthim do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për sportin pejan, por në përgjithësi për sportin kosovar. Ftoj qytetarët e Pejës e sidomos bizneset të solidarizohen dhe përkrahin krenarinë e qytetit të tyre që t’i kthehet shkëlqimi që e ka pasë dikur, duke e shfrytëzuar ligjin e sponzorizimit të aprovuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Belegu në profilin e tij në Facebook.
Peja vjet nuk morri pjesë në Superligën e Kosovës edicionin e kaluar. Edhe para atij sezoni njëri ndër klubet më të mëdha sportive në Kosovë nuk arriti të prezantohet seriozisht në gara për arsye të problemeve të mëdha financiare.
Kthimi i këtij klubi në Superligë, përveç se do të rriste interesimin e sportdashësve në vend, do të kthente edhe derbin e vjetër, Peja kundër Sigal Prishtinës, që është derbi më i madh në vendin tonë.
KB Peja është klubi i dytë më i trofeshëm në historinë e basketbollit në Kosovë.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Bordi i ZRRE-së n...
Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve
Tri raste të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë një dite ...
Raporti 24-orësh i Policisë: 1,942 tiketa dhe 18 aksidente m...
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...