KB Peja assesi të bëhet rehat me trajner. Klubi pejan ka vendosur që të shkëput marrëveshjen me trajnerin Damir Milacic.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit marrëveshja për prishje të kontratës erdhi me pëlqimin e dy palëve.
“KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimi me trajnerin Damir Milacic.”
“Trajnerin Milacic e falenderojmë për kontributin e tij, duke i uruar suksese në hapat e radhës në karrierë”.
“Klubi jonë shumë shpejt do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftim.
Peja u mposht mbrëmë nga Sigal Prishtina, dhe aktualisht është e katërta me 37 pikë./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic