Dosja voluminoze prej së cilës është ndërtuar strategjia për dënimin e Skënderbeut ka ndeshje pa fund dhe natyrisht UEFA është munduar të shtojë sa më shumë detaje, qoftë edhe pa vlere.
Megjithatë, janë 4 ndeshje ato të cilat UEFA i konsideron qartësohet të manipuluara dhe janë të gjitha në kupat e Evropës.
Pikërisht për këto ndeshje vlen dënimi, sepse realisht UEFA nuk ka ndonjë interes të madh të merret me ndeshjet e kampionatit shqiptar apo miqësoret.

Katër ndeshjet ku bazohet kërkesa për dënim
– UEFA ka marrë për bazë një numër shumë të madh ndeshjesh, por realisht ka përdorur si armë për dënimin e Skënderbeut 4 ndeshje ndërkombëtare.
Në të gjitha këto ndeshje ka pasur baste të pajustifikuara në aspektin sportiv, që kanë shkuar totalisht kundër Skënderbeut jo vetëm para ndeshjes, por edhe jashtë saj.
Bastet për shumë gola, sidomos në fund të takimeve, kanë qenë në sasi tërësisht anormale në tregun e basteve anembanë botës.
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...