Manchester United mund të jetë pa pesë lojtarë në ndeshjen e tyre me Barcelonën të enjten mbrëma.
Dy skuadrat përballen në raundin e play-off-it të Ligës së Evropës, me ndeshjen e parë që fillon në orën 18:45 në Camp Nou.
Lisandro Martinez dhe Marcel Sabitzer janë jashtë, pasi të dy janë të pezulluar për ndeshjen e parë. Sipas CaughtOffside, mesfushori nuk stërviti me skuadrën e United, por Martinez ishte aty.
Mungesa e Sabitzer ishte një nga katër mungesat e Erik ten Hag para ndeshjes, me Antony, Antony Martial dhe Scott McTominay, që munguan të gjithë në seancën përgatitore për ndeshjen me Barcelonën.
Blaugranëve u mungojnë dy nga lojtarët kryesorë dhe kanë ftuar të rinjtë – Marc Casado dhe Angel Alarcon për të plotësuar listën.
Mungesa që mund të ndihet më fort është ajo e Martinez, aftësia e të cilit për të luajtur top mund të kishte qenë shumë e dobishme kundër presionit të Barcelonës. Blaugranët me shumë gjasa do të përpiqen t’i vënë Djajtë e Kuq në disavantazh fazën e hershme të ndeshjes. /Telegrafi
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave