Tashmë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.
Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit. Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...