Kastrioti i Ferizajt ka përfunduar rrugëtimin në Kupën Evropiane për hendbollistë në raundin e dytë, pasi është eliminuar nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange.
Pas humbjes 31:28 të premten në Lipjan, skuadra mysafire ka triumfuar sërish të shtunën në Ferizaj me rezultat 29:26.
Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e fortë dhe e barabartë, duke u mbyllur 15:15.
Në pjesën e dytë, Kastrioti e ka nisur më mirë, por më pas Differdange ka përfituar nga disa gabime dhe ka krijuar epërsi që e ka ruajtur deri në fund.
Jeton Bislimi dhe Alban Haziri kanë qenë më efikasët te Kastrioti me nga gjashtë gola, ndërsa Adonit Isufi dhe Festim Mustafa kanë shënuar nga katër herë secili. Portieri Wadi Chebbi është dallua me dhjetë pritje./rtk
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...