Pas largimit në Mestalla në ndeshjen e së mërkurës mes Juves dhe Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo do të mësoj fatin e tij brenda një jave.
Komiteti Disiplinor i UEFA-së ka hapur sot (e enjte) një procedurë pas kartonit të kuq që mori Cristiano Ronaldo të mërkurën në UEFA Ligë të kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, fati i sulmuesit portugez të Juves do të mësohet zyrtarisht të enjten e ardhshme, ka thënë gjykata.
Ronaldo u ndëshkuar direkt me karton të kuq pas vetëm gjysmë ore lojë në Mestalla.
Sulmuesi ishte i përfshirë në një incidentit me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo, të cilit ia ngrehu flokët para se të largohej nga fusha me lot në sy.
Edhe pse në mungesë të tij, “Zonja e Vjetur” regjistroi fitore me rezultat 2 me 0 ndaj Valencias./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...