Valencia dhe Real Madrid nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre, sfidë kjo që prodhoi majft polemika. Jude Bellingham do të shënonte gol, me arbitrin që përfundoi ndeshjen vetëm pak sekonda para se topi të përfundonte në fundin e rrjetës.
Kjo nervozoi të gjthë madrilenët, të cilët kërkonin nga gjyqtari që të quhej gol. Por për shkak të protestave do ta pësonte pikërisht Bellingham, i cili do të ndëshkohej me karton të kuq.
Madrilenët pretendojnë se ndaj tyre janë bërë padrejtësi dhe në këto kushte klubi spanjoll do të apelojë kartonin e kuq të dhënë për lojtarin anglez. Në këtë mënyrë Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle do të rishqyrtojë këtë rast dhe më pas do të njoftojë “Los Blancos” për vendimin.
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...