Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, është shpallur kampion në Lojërat Evropiane, duke e përfaqësuar Shqipërinë.
Karaqi u shpall kampion në kategorinë deri në 84 kilogramë, ku e mposhti holandezin Brian Timmermans me rezultat 3:2.
Fillimisht, karateisti nga Kosova e mundi kroatin Enes Gariboviq me rezultat 2:0, më pas humbi 5:3 nga polaku Michal Babos, ndërsa luftën vendimtare e fitoi ndaj grekut Konstantinos Mastrogiannis.
Në gjysmëfinale, ai kishte përballë karateistin nga Italia, Michele Martina, ku luftën e fitoi me rezultat 3:2, ndërsa në finale, ishte më i mirë se holandezi Timmermans./kk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...