
Skuadra e Arsenalit duke festuar golin nga Alexandre Lacazette
Pas kritikave të mëdha ndaj Arsenalit për shkak të humbjes ndaj Watfordit, ylli i “Topçinjve” ka shpërthyer duke thënë se “nuk duhet të vënë në pyetje karakteri jonë”.
Mesfushori Jack Wilshere insiston se dyshimet në karakterin e skuadrës së tij janë të pa drejta para ndeshjes në Evropa Ligë kundër Red Star Belgrades, transmeton portali arbresh.info.
“Si një lojtar, nëse qëndrimi juaj vihet në pyetje, është e tmerrshme. Shikoj përreth kësaj skuadre dhe ju nuk mund të viheni në pyetje karakterin tonë”, tha mesfushori anglez në një konferencë për shtyp.

“Njerëzit përpiqen gjithmonë të na hedhin poshtë, ata gjithmonë e kanë bërë këtë. Nuk mendoj që komentet ishin të arsyeshme. Kur ne kemi shikuar ndeshjen, ne kemi parë vetën dhe atë që kemi bërë gabim, nuk mendoj se ne duhet të shikojmë prapa dhe të vejmë në pyetje karakterin tonë”
“Ne bëmë disa gjëra në mënyrën e gabuar. Ne do të reagojmë. Ne kemi një ndeshje [kundër Red Star] dhe një tjetër ndeshje më të madhe në vikend që mund të rikthehemi shpejtë dhe ne do ta bëjmë këtë”
“E gjitha që ne mund të bëjmë është të rikthehemi me një performancë të mirë”
Arsenali është në krye të Grupit H në Evropa Ligë para ndeshjes së sotme ndaj skuadrës serbe dhe udhëtimit në vikend te Evertoni të dielën./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun